Pas shkarkimit nga Manchester United, Jose Mourinho po qëndron në qendër të vëmendjes.
Në drejtim të portugezit janë drejtuar shumë komente, nga të cilat disa pozitive e disa negative.
Ndër të fundit që komentoi portugezin dhe kohën e tij në Manchester, ishte legjenda e klubit, Wayne Rooney.
“Nuk ishte problemi vetëm tek lojtarët, por te gjithë klubi” ka thënë Rooney kur është pyetur nga “BT Sport” për atmosferën toksike me Mourinhon.
“Jam i sigurt se edhe “Ed Woodward ndihej njësoj, stafi, zonjat e kuzhinës, askush nuk e shijonte” ka thënë tutje ai.
Në vend të “Special One”, drejtimin e skuadrës e ka marrë, Ole Gunnar Solskjaer, i cili e ka nisur me fitore rrugën e tij.
United në fundjavë mposhti skuadrën e Cardiff City me rezultatin e thellë 1:6
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...