Ronaldon e lëshojnë nervat, godet futbollistin e Liverpoolit derisa ai është i shtrirë në tokë

18:42 | 24 Tetor 2021
KRG

Manchester United është duke u mposhtur 4-0 nga Liverpooli në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Vetëm në 45 minutat e parë, The Reds i shënuan plotë katër gola Djajve të Kuq dhe atë në Old Trafford.

Por, një veprim skandaloz ndodhi në minutën e 45+3, kur Cristiano Ronaldon e lëshuan nervat.

Derisa ishte në një duel me anëtarin e Liverpoolit, Curtis Jones, portugezi filloi ta shqelmonte kundërshtarin.

Duke mos arritur t’i hiqte topin nga këmbët, pesë herë fituesi i Topit të Artë e shqelmoi lojtarin e talentuar të Liverpoolit.

Për këtë veprim, gjyqtari vendoi ta ndëshkonte Ronaldon vetëm me karton të verdhë, edhe pse më shumë ishte për atë të kuq.

Shpërndaje në rrjete sociale