Juventusi ka kaluar në epërsi në ndeshjen finale për Superkupë kundër AC Milanit.
“Zonja e Vjetër” është në prag për të fituar një tjetër trofe pas golit të epërsisë të realizuar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në ndeshjen kundër rivalit në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Cristiano Ronaldo ka realizuar me kokë në minutën e 62′ të ndeshjes në stadiumin King Abdullah Sports City.
Mesfushori boshnjak Miralem Pjanic ishte asistues i këtij goli mjaftë të rëndësishëm nga sulmuesi portugez.
Në rast se shifrat qëndrojnë kështu, Juventusi siguron për të tetën herë trofeun e Superkupës së Italisë./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=MhiiCOInW3o&feature=youtu.be&a=
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës