Juventusi siguroi fitore me rezultat 3 me 2 ndaj Chievos falë golave nga Khedira, Bonucci dhe Bernardeschi.
Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë për Juventusin dhe Cristiano Ronaldon, por djelmoshat nën udhëheqjen e Max Allegrit arritën në fund të ndeshjes të marrin tri pikë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ishte ndeshja e parë e Cristiano Ronaldos te Juventusi në Serie A por edhe pse superylli nuk arriti të hapte llogarinë qysh në këtë takim, ai është i kënaqur me rezultatin.
“Jam i lumtur për fitoren e parë me fanellë të Juves”, ka shkruar portugezi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
33-vjeçari bëri disa përpjekje për të vendosur topin në rrjetë, por nuk arriti në fund të realizoj në debutim./arbresh.info/
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...