Nëpërmjet një interviste për portugezen “o Jogo” Cristiano Ronaldo flet qartë mbi vitet e rivalitetit me Leo Messi-n si dhe tregon se s kurrë nuk ka qenë mik me “pleshtin”.
“Ishte një rivalitet i bukur për tu parë. Shpesh herë është thënë se Cristiano urren Messi-n dhe anasjelltas, por nuk është e vërtetë. Ne kemi ndryshuar historinë e futbollit. Trashëgimia vazhdon pasi kemi ndarë së bashku fushën për plot 15 vite prandaj them se ka patur edhe respekt… Nuk dua të them se kemi qenë shokë, pasi kurrë nuk i kam shkruar, por e respektoj”, tha Ronaldo.
38-vjeçari foli edhe mbi takimin e radhës të Portugalisë në rrugëtimin e saj drejt “Euro 2024”. Ai dukej më i motivuar se kurrë në vigjilje të ndeshjes me Sllovakinë.
“Duam që të fitojmë dy takimet e radhës dhe nëse arrijmë ta bëjmë diçka të tillë praktikisht jemi të kualifikuar. Na presin dy ndeshje të vështira veçantërisht ajo me Sllovakinë”, shpjegon Ronaldo./rtk
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit