“Ndonjëherë ëndrrat duhet të presin. Jam krenar me këtë skuadër dhe me krejt atë që e kemi dhënë në fushën e gjelbër. I falënderoj të gjithë tifozët që kanë besuar në ne dhe që na kanë mbështetur në çdo fazë të rrugëtimit tonë. Mbështetja e juaj nënkupton gjithçka për ne.”
Kështu e ka komentuar Cristiano Ronaldo përmes kanaleve të tij në rrjetet sociale eliminimin e Al Nassr nga Liga e Kampionëve aziatike, e cila ndodhi mbrëmë pas humbjes me rezultat 2:3 nga Kawasaki Frontale.
Edhe pse është 40 vjeç, portugezi nuk ka dhënë shenja të pensionimit, ndërsa u pa me sy të përlotur pas përfundimit të ndeshjes.
Që nga arritja e tij në Arabinë Saudite në janar të vitit 2023, Ronaldo e ka fituar Kupën e Kampionëve arabe me Al Nassr në vitin 2023.
Në këtë sezon, ky ekip ka mbetur 8 pikë prapa liderit Al Ittihad me 5 ndeshje deri në fund të sezonit, ndërsa titullin e fundit Al Nassr e kishte fituar në vitin 2019.
Në sezonin e kaluar, Al Nassr kishte shkuar deri në çerekfinale të Championsit aziatik, ndërsa këtë vit u ndal vetëm në gjysmëfinale.
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat