Real Madridi ndodhet në telashe të reja, pasi që ndeshjen e ardhshme në La Liga të shtunën kundër Eibar e pret pa Gareth Bale dhe ndoshta edhe pa portugezin Cristiano Ronaldo.
Bale është suspenduar me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq, të cilin e mori në barazimin 3:3 të Realit kundër Las Palmas në Madrid para dy ditësh.
Uellsiani është përjashtuar pas reaksionit të ashpër gjatë duelit me Jonathan Viera.
Në stërvitjen e sotme nuk ishte as Cristiano Ronaldo dhe është vënë në pikëpyetje nëse do të paraqitet në takimin kundër Eibar, transmetojnë mediat spanjolle. Real në këtë mënyrë në betejën e radhës do të hynte pa dy yjet më të mëdha në momentin kur fitorja është imperativ i tyre që të qëndrojnë para Barcelonës.
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës