Gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe AC Milanit, Cristiano Ronaldo ishte zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë dhe kjo e zemëroi shumë sulmuesin portugez.
Megjithatë, ndryshe nga ajo që sugjerojnë raportet e mëparshme, ai nuk e ofendoi trajnerin Maurizio Sarri gjatë rrugës së tij për largim nga fusha, transmeton portali arbresh.info.
Sipas një raporti nga Tuttosport, që i referohet mediave portugeze, ekspertët për leximin e buzëve, fonetikes dhe interpretimit verbal janë kontaktuar për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me këtë çështje.

Në fund, ata kanë rënë dakord të gjithë se Ronaldo kishte shfrytëzuar shprehjen “Parro caralho!”.
Në rast se kjo përkthehet në gjuhen shqipe atëherë do të thotë “Çfarë dreqin!”
Sigurisht se kjo lë të kuptohet se Ronaldo, ashtu siç shihej, nuk ishte i kënaqur me vendimin e trajnerit italian dhe njëkohësisht ishte i befasuar dhe zemëruar./arbresh.info/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu