Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë, shkruan Arbresh.info.
Menjëherë pas marrjes së lajmit, një postim prekës për të e ka bërë edhe Cristiano Ronaldo.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, CR7 i shprehi ngushëllime familjes së Jotas.
“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë me Kombëtaren, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia më të thella dhe u uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë pranë tyre. U prehshi në paqe, Diogo dhe André. Të gjithë do të na mungoni pafundësisht”, ka shkruar Ronaldo.
Jota ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, dhe para disa ditësh ishte martuar. Ai la prapa vetës tre fëmijë.
Ndërsa vëllai i tij u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare /Arbresh.info
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...