Cristiano Ronaldo i ka falënderuar tifozët e Portugalisë për përkrahjen e treguar në Kupën e Botës, por ende nuk ka konfirmuar se a do të vazhdojë të luajë për Kombëtaren apo jo.
Ronaldo ishte i pafuqishëm për ta parandaluar eliminimin e kampionit të Evropës nga Kupa e Botës Rusia 2018 të shtunën, pasi dygolëshi i Edinson Cavanit e dërgoi Uruguain në çerekfinale.
Kjo nënkuptoi se Ronaldo dhe rivali i tij i madh Lionel Messi, Argjentina e të cilit humbi 4-3 ndaj Francës, janë eliminuar nga ajo që mund të jetë Kupa e Botës e fundit për ta pikërisht në ditën e njëjtë.
Ronaldo zgjodhi të mos diskutojë për të ardhmen menjëherë pas humbjes, edhe pse trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, tha se shpreson se Ronaldo do të luajë për Kombëtaren në Ligën e Kombeve në nëntor.
Ronaldo ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i falënderuar përkrahësit portugezë.
“Përkrahja juaj ka qenë dhe gjithmonë do të jetë jetësore”, shkroi Ronaldo në Instagram.
“Faleminderit Portugali!” shkroi ai.
https://www.instagram.com/p/Bks_eQ4Fc1F/?utm_source=ig_embed
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...