Ronaldo mbron Ralf Ragnick: “Ai do të bëjë një punë të mirë”

08:20 | 13 Janar 2022

Cristiano Ronaldo i ka dalë në mbrojtje trajnerit të ri të Manchester United, Ralf Ragnick, duke u kërkuar tifozëve t’i japin kohë.

Pavarësisht një rekordi prej katër fitoresh, dy barazime dhe një humbje në shtatë ndeshjet e tij në krye, United nuk është dukur aspak bindës.

“Që kur mbërriti pesë javë më parë, ai ndryshoi shumë gjëra”, tha Ronaldo për Sky Sports.

“Por, atij i duhet kohë për t’ua përcjellë idetë e tij lojtarëve”.

“Duhet kohë, por besoj se ai do të bëjë një punë të mirë. E dimë që nuk po luajmë futbollin më të mirë, por kemi shumë ndehje për të përmirësuar”.

“Që kur ai erdhi, mendoj se në disa pika jemi më mirë, por atij i duhet kohë. Nuk është që e lehtë të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve dhe mënyrën e lojës së tyre, kulturën, sistemin si ai. Besoj se ai do të bëjë një punë të mirë”.

Ronaldo gjithashtu pranoi se ka pasur një kohë të vështirë për t’u përshtatur me jetën në “Old Trafford” pasi ai tashmë ka përjetuar të luajë për tre trajnerë të ndryshëm këtë sezon.

“Nuk është lehtë të jesh i sinqertë. Ne ndryshuam Ole, pastaj Carrick, pastaj këtë trajner të ri”.

“Është e vështirë kur ndryshon kaq shumë, është gjithmonë e vështirë”.

“Është gjithmonë e trishtuar dhe e vështirë. Ole luante me mua më parë dhe tani ai ishte trajneri. Një person fantastic. Kur u largua, të gjithë ishin të trishtuar, por kjo është pjesë e futbollit”.

“Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron klubi, klubi duhet të ndryshojë. Isha i zgënjyer, por duhet ta kuptojmë klubin. Ishte e vështirë por jeta vazhdon”.

“Por unë ende besoj se ne jemi në gjendje të bëjmë një sezon të mirë. Ne e dimë se do të duhet kohë për të bërë idetë e trajnerit të ri në fushë”.

“Por unë pres me padurim. Duhet të punojmë shumë, duhet t ëjemi bashkë si lojtarë. E dimë që nuk jemi në momentin më të mirë, por besoj se duhet punuar shumë mund të arrijmë gjëra të rëndësishmë, edhe këtë vit”.

Pavarëisht këtyre vështirësve, Ronaldo nuk e ka pasur problem të gjejë rrjetën, duke shënuar 14 golat në të gjitha garat deri tani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara