Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Al Nassr për ndeshjen e sotme ndaj Al Riyadh. Vendimi është marrë që dje dhe tashmë është zyrtar.
Sipas raportimeve, mungesa e Ronaldos nuk lidhet as me lëndim dhe as me menaxhim të gjendjes fizike, duke i hedhur poshtë spekulimet fillestare.
Mediat portugeze raportojnë se arsyeja kryesore lidhet me pakënaqësinë e yllit portugez ndaj situatës në Arabinë Saudite, veçanërisht me mënyrën se si PIF po menaxhon transferimet, buxhetin dhe projektin sportiv të klubit.
Raportohet edhe se Ronaldo nuk është i kënaqur me drejtimin aktual dhe zhvillimet e fundit në Al Nassr, ndërsa kjo situatë po ndiqet me vëmendje nga e gjithë shtypi portugez.
Ronaldo ka një kontratë që e mban të lidhur me Al Nassr deri në qershor të vitit 2027./Arbresh.info
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu