Cristiano Ronaldo ka përcjell një mesazh për të gjithë të prekurit nga koronavirusi.
Ylli i Juventus dhe i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka dhënë përkrahjen e tij për të prekurit nga virusi Covid-19.
Një nga të prekurit me këtë virus është edhe shoku i skuadrës së Ronaldo, Daniele Rugani, të cilin portugezi nuk e ka lënë pa përmendur.
“Do të doja të përcjell keqardhjen time për të gjithë ata që kanë humbur dikë afër tyre, solidaritetin tim për ata që janë duke luftuar virusin, si shoku im i ekipit, Daniele Rugani, dhe mbështetjen time të vazhdueshme për profesionistët e mahnitshëm të shëndetit që vendosin jetën e tyre në rrezik, për të shpëtuar të tjerët” ishin fjalët e Ronaldo, transmeton lajmi.net.
Koronavirusi ka prekur thuajse të gjitha vendet e botës, duke u shpallur si pandemi. Së fundmi, dy raste janë konfirmuar edhe në Kosovë.
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...