Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pretendon se Italia e meritoi të kualifikohet në Kampionatin Botëror.
Ronaldo fitoi për të pestën herë Topin e Artë në karrierën e tij mbrëmjen e së enjtes, por bartësi i fanellës me numër 7 foli në një intervistë pas çmimit rreth Italisë që nuk do të shfaqet në Rusi verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
“Një Kampionat Botëror pa Italinë? Nuk do të ndryshojë asgjë, por mendoj se Italia e meriton të jetë këtu sepse ata janë njëri nga kombëtaret më simbolike”, ka thënë sulmuesi pasi fitoi çmimin.
“Por, ju e dini se futbolli është i tillë, nganjëherë këtu ka befasi dhe befasia më e madhe e sezonit është që Italia është jashtë”
32-vjeçari barazoi rekordin e Lionel Messit me pesë Topa të Artë./arbresh.info/
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë