Trajneri aktual i Iranit, dhe ish trajneri i Real Madridit, Carlos Queiroz, ka dhënë një përgjigje interesante se kush është më i mirë Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.
Sipas tij Ronaldo është më i miri nga njerëzit, ndërsa Mess nuk është i tillë.
“[Cristiano Ronaldo] është lojtari më i mirë në botë”.
“Gjithmonë e kam thënë se Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është jashtë kësaj bote”.
“Nëse do të ishte njeri, ai nuk do ta kishte atë moment magjik kundër Iranit në Kupën e Botës 2014”.
“Nuk më pëlqen të humbas, por nga ajo ndeshje u largova jo me ndjenja negative”.
“Ishte një moment magjik ai që ndodhi në atë ndeshje”.
Queiroz që do ta ketë përballë Portugalinë ka bërë shaka duke thënë se ka disa Ronaldos në skuadrën e tij.
“Kohët kanë ndryshuar, tani kam disa Ronaldo të tjerë me mua”.
“Lojtarë të rëndësishëm si [Alireza] Jahanbakhsh, [Reza] Goochannejad dhe [Ali] Karimi”, ka thënë Queiroz. /arbresh.info/
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...