Juventusi është rrugës për përballjen e nesërme ndaj Valencias në stadiumin Mestalla për ndeshjen e parë në Ligë të Kampionëve këtë sezon.
Cristiano Ronaldo do të debutoj te “Zonjën e Vjetër” në Ligë të Kampionëve dhe do të luaj kundër njërit nga kundërshtarëve të tij favorit në La Liga të cilin e kishte gjatë kohës kur luante te Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi portugez postoi një foto të tij me Javier Santamarian, masazh terapistin që Ronaldo i kërkoi Juves ta marr nga Real Madridi.
Juventusi është pjesë e Grupit H në Ligë të Kampionëve së bashku me Manchester United, Valencian dhe Young Boys.
Takimi i nesërm ndaj Valencias zhvillohet duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren