Cristiano Ronaldo ishte në anën fituese kundër rivalit të përjetshëm, Lionel Messi, të martën mbrëma derisa Juventusi demoloi Barcelonën 3-0 në ‘Camp Nou’.
Ronaldo shënoi dy gola dhe të dy nga penalltia, transmeton Periskopi.
Të gjithë sytë ishin në portugezin dhe Lionel Messin që nga fillimi.
Dhe Ronaldo pati disa fjalë të mira për Messin në intervistën pas ndeshjes.
”Gjithmonë kam pasur një marrdhënie relaksuese me Messin,” tha Ronaldo.
”Siç kam thënë më parë, për 12, 13, 14 vite, kam ndarë çmime me të.
”Kurrë nuk e shikova atë si rival. Ai gjithmonë mundohej të bënte më të mirën për skuadrën e tij dhe unë për timen. Gjithmonë kaloj mirë me të, jam i sigurtë se edhe ai do të thotë njejtë nëse e pyesni.
”Por ne e dimë se në futboll njerëzit gjithmonë kërkojnë rivalitet për të krijuar më shumë emocione.” /Arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...