Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të shohin së bashku finalen e Copa Libertadores në ‘ Santiago Bernabeu’, me këtë të fundit që ka refuzuar një gjë të tillë.
Më 9 dhjetor (e diel), River Plate dhe Boca Juniros zhvillojnë ndeshjen e dytë finale të Copa Libertadores në stadiumin e Real Madridit.
Federata e Futbollit të Spanjës që ka marrë përgjegjësinë për organizimin e kësaj ndeshje, ka ftuar dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit që të ndjekin nga afër këtë finale.
Derisa Messi ka pranuar këtë ftesë, njëjtë nuk ka vepruar Cristiano Ronaldo.
‘AS’ nga burimet e afërta me lojtarin portugez, raporton se Ronaldo ka refuzuar ofertën e Federatës së Futbollit të Spanjës, duke thënë se është ende herët për t’u rikthyer në Bernabeu, duke lënë të kuptohet se raportet e tij me drejtues te Real Madridit nuk janë më të mirat.
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë