Klubi saudit Al Nassr ishte së fundmi në Teheran, ku luajti një ndeshje të Ligës së Kampionëve të Azisë me skuadrën vendase, Persepolis dhe Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë se ka një zemër të madhe, sidomos kur bëhet fjalë për tifozët e tij.
Portugezi ia plotësoi dëshirën jetësore piktores iraniane Fatima, e cila kishte krijuar disa piktura për yllin e madh.
Fatima është me aftësi të kufizuara dhe një fanse e madhe e futbollistit portugez. Videoja dhe fotot që klubi saudit ka publikuar në rrjetet sociale tregojnë se sa shumë do të thoshte ky takim për Fatiman.
الرسامة الإيرانية فاطمة تزور مقر بعثة الفريق في طهران ?
و تلتقي بقائد #النصر كريستيانو رونالدو ? pic.twitter.com/0HsoMIacGv— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) September 19, 2023
Mirëpo sot mediat iraniane kanë bërë të ditur se Ronaldo është dënuar me 99 goditje me kamxhik për këtë takim, apo çfarë ka bërë gjatë takimit me piktore, shkruan Index.hr.
Përkatësisht, Ronaldo ka përqafuar dhe puthur piktoren iraniane dhe kështu ka shkelur ligjet strikte që sundojnë në atë vend.
Në mungesë të tij në gjykim, u vendos që portugezi të dënohet me 99 goditje me kamxhik, sigurisht nëse kthehet ndonjëherë në Iran. /Telegrafi/
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...