Ylli i Tottenhamit, Harry Kane ka zbuluar se përdor Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin si motivim për të qenë njëri nga lojtarët më të mirë në botë.
24-vjeçari ka nisur sërish në formë të shkëlqyer sezonin duke shënuar shtatë gola brenda shtatë ndeshjeve në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.

Kane ka thënë se krahasimi me yllin e Real Madridit, Ronaldon, dhe mjeshtrin e Barcelonës, Messin, i ka dhënë atij motivim të madh.
“E kam shfrytëzuar këtë”, ka thënë fillimisht reprezentuesi i Anglisë.
“Për shkak të rrjeteve sociale këto ditë është vështirë për të qëndruar larg nga kjo. Dua të bëhem njëri nga lojtarët më të mirë në botë, prandaj kur njerëzit i shqyrtojnë këto, e shohin se jam afër këtyre lojtarëve, është një nxitje e madhe për t’iu afruar edhe më shumë dhe për të bërë hapin tjetër”
Ndeshja e ardhshme e Tottenhamit është ajo në Ligë të Kampionëve sonte (e martë) kundër Apoelit./arbresh.info/
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...