Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo është i lidhur me largimin nga “Allianz Stadium”.
Sipas Marca, ekziston mundësia që portugezi të largohet gjatë verës nga Torino, transmeton portali arbresh.info.
Rikthimi te Manchester United është përmendur që një kohë të gjatë, ndërsa PSG gjithashtu ka interesim për 35-vjeçarin.

“Djajtë e Kuq” janë përmirësuar në kohën e fundit dhe planifikojnë ta rikthejnë Ronaldo-n, në mënyrë që t’i motivojë lojtarët e rinj.
Kurse te “Parisienët” shihet si zëvendësuesi adekuat i Neymar, që mbetet i lidhur me rikthimin te Barcelona.
Ronaldo këtë sezon ka shënuar 21 gola në 22 paraqitje në Seria A./arbresh.info.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...