Ronaldinho thotë se Messi është më i mirë se Ronaldo dhe se do të kishte dashur që të luajë edhe njëherë me Leon.
Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, cili është më i miri? Kjo është pyetja që ngritët tash e një dekadë pasi dy lojtarët në fjalë kanë dominuar në futboll, duke fituar së bashku 10 Topa të Artë (secili nga 5), raporton Goal, transmeton Gazeta Express.
I fundit që është pyetur se cili është më i miri, është Ronaldinho – i cili pendohet që nuk ka qëndruar pak më gjatë në Barcelonë vetëm për të luajtur me Leo Messin.
“Messi apo Ronaldo? Messi. Do të doja të kisha vazhduar të luaj përkrah tij. Nuk kam kaluar shumë kohë me të, ishte i ri. Do të doja të zbres në fushë me të edhe njëherë”, deklaroi Ronaldinho. /Gazeta Express/
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...