Ronaldinho është i lirë të kthehet në atdheun e vet, Brazil, pas pesë muajve të kaluar në arrest shtëpiak në Paraguai bashkë me vëllain e vet, Roberto Assis.
Dyshja u arrestua në Paraguai në fillim të marsit për përdorim të pasaportave të rreme për t’u futur në këtë shtet.
Në muajin prill, ata u liruan nga burgu pasi avokatët e tyre i paguan 1.5 milionë euro garanci në emër të tyre, dhe u vendosën në arrest shtëpiak në një hotel në Asuncion në pritje të gjykimit.
Ronaldinho dhe vëllai i tij rrezikonin t’i kalonin pesë vjet prapa grilave, nëse do të shpalleshin fajtorë.
Por ata arritën marrëveshje me gjykatën dhe të dy u deklaruan të fajshëm për hyrje të jashtëligjshme në Paraguai.
Ronaldinho e ka paguar një gjobë prej rreth 100 mijë euro, ndërsa Assis është gjobitur me 115 mijë euro.
Derisa Assis do të ketë histori kriminale në Paraguai, Ronaldinho jo.
Assis e ka të ndaluar të largohet nga Brazili për dy vjet.
Ndërsa Ronaldinho, ish ylli i Barcelonës, Milanit dhe PSG-së, është i lirë të kthehet në Brazil dhe nuk e ka të ndaluar udhëtimin në vendet e tjera përderisa i njofton autoritetet braziliane se sa gjatë do të qëndrojë jashtë vendit. /Gazeta Express/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...