Sipas raporteve në Brazil, ish ylli i PSG-së, Barcelonës dhe AC Milanit, Ronaldinho do të martohet me dy gra në të njëjtën kohë.
Sipas gazetarit brazilian Leo Dias, Ronaldinho besohet se ka kërkuar dorën e Priscilla Coelhos dhe Beatriz Souzas në janar të vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
38-vjeçari, i cili njoftoi për pensionimin e tij nga futbolli gjatë muajit janar, atëherë iu dhuroi të dyjave unaza fejese.
Raportohet se dy gratë kanë qenë dhe aktualisht janë duke jetuar në formë “harmonike” me Ronaldinhon në rezidencën e tij në Rio de Janiero.
Gazetari brazilian Leo Dias ka pretenduar që të dy gratë pranojnë një shumë prej 5 mijë dollarëve çdo muaj nga Ronaldinho për t’i “shpenzuar ashtu siç kanë dëshirë”.
Ata do të martohen në një ceremoni private brenda godinës Santa Monica në Rio./arbresh.info/
Ronaldinho to marry two women at the same time – and even buys them same presentshttps://t.co/Co8adtJlPu pic.twitter.com/Z2AytjgQH6
— The Mirror (@DailyMirror) May 24, 2018
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...