Legjenda braziliane, Ronaldinho ka pranuar se është një tifoz i madh i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salahs.
Ronaldinho, si një ambasador i Barcelonës, beson se Salah do të shkëlqente në Spanjë, ku është përfolur për transferim te Real Madridi dhe Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
“Mohamed Salah është i shkëlqyer dhe ka një mundësi për tu bërë një top golashënues në Premierë Ligë për sezonin e dytë radhazi”, ka thënë fillimisht ai.
“Ai do ta ketë mjaftë të vështirë për Këpucën e Artë për shkak të prezencës së lojtarëve të shkëlqyer si Sergio Aguero dhe Harry Kane”
“Salah ka aftësi të luaj në çdo klub dhe në çdo ligë. Liga spanjolle do të ishte shumë e përshtatshme për një lojtar të mrekullueshëm si Mohamed Salah dhe për të do të ishte si një parajsë”
Salah ka shënuar golin e epërsisë në fitoren e thellë 4 me 0 ndaj West Hamit./arbresh.info/
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...