Legjenda e Brazilit, Ronaldinho ka lavdëruar sulmuesin Harry Kane duke thënë se ylli i Tottenhamit mund të luaj kudo.
Reprezentuesi i Anglisë është kërkuar nga Real Madridi dhe Ronaldinho beson që 24-vjeçari është në gjendje të luaj te secili klub i madh botëror, transmeton portali arbresh.info.
“Harry Kane ka qenë një lojtar i mrekullueshëm që një kohë të gjatë, por nuk ka dyshim që këtë sezon ai ka arritur në një nivel të ri”, ka thënë Ronaldinho për ‘The Mirror’. “Ai tani është në një nivel ku çdo skuadër në botë do ta dëshironte. Ai mund të jetë pjesë e çdo skuadre në Evropë”

“Barcelonë, Real Madrid, Manchester City, nuk ka rëndësi se sa e fuqishme është skuadra, ai tani është njëri nga lojtarët e pakët në botë që ndonjë skuadër do duhej t’i krijonte hapësirë nëse ata do të kishin shansin për të nënshkruar me të”
Kane ka shijuar një tjetër sezon fantastik te “Spursët” duke shënuar 35 gola brenda të gjitha kompeticioneve si dhe duke arritur për të katërtin sezon radhazi numrin e golave të paktën 30./arbresh.info/
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...