Federata e Futbollit e Kosovës dhe vazhdoi ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 30-të në Albi Mall Superligë i takoi futbollistit të Malishevës, Ronald Sobowale.
Komisioni i FFK-së unanimisht vlerësoi se lojtari i Malishevës, Ronald Sobowale e meriton epitetin e yllit të javës, pasi ai ishte vendimtar në fitoren tejet të rëndësishme në garën për mbetje në elitë që FC Malisheva e realizoi si mysafir kundër Ferizajt. Ai shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës malishevase, të cilat e stabilizojnë atë në pozitën e shtatë, me 33 pikë.
Pasi iu nda ky çmim, Sobowale u shpreh i lumtur për vlerësimin, derisa vuri në pah optimizmin e tij që Malisheva ta sigurojë mbetjen në elitë edhe në këtë edicion.
“Jam shumë i gëzuar për këtë çmim dhe i falënderoj shumë bashkëlojtarët e mi. Mendoj që Malisheva do të qëndrojë në Albi Mall Superligë, meqë gjithçka është në dorën tonë. Na duhet të punojmë shumë sepse kemi para vetës 6 ndeshje shumë të vështira. Eksperienca ime në Kosovë është shumë e mirë dhe e shijoj çdo ditë. Njerëzit këtu janë shumë të këndshëm dhe mikpritës”, ka theksuar Sobowale për faqen zyrtare të FFK-së, njofton Klankosova.tv.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit