Pasi ka fituar vendin titullar, mbrojtësi Ron Raçi ka dhuruar një tjetër paraqitje mahnitëse për Hajduk Splitin.
Këtë herë, ylli i Kosovës shkëlqeu në fitoren 1-0, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje.
“SofaScore” e vlerësoi me notën 8.1, pasi lojtari fitoi gjashtë nga tetë duelet e tentuar, kishte pesë ndërhyrje të top si dhe ndërpreu dy herë aksionet e Rijekas.
Përndryshe, kjo ishte nota më e lartë në këtë përballje.
Raçi po vazhdon me paraqitje mahnitëse me shpresën që të zërë vend në listën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e muajit mars, në kuadër të play-offit të Kupës së Botës.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...