Spektakël jashtëzakonshëm i peshëngritjes shqiptare me Romela Begajn në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sportistja shqiptare që garon në peshën deri në 69 kg mori medaljen e artë në shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh.
Begaj i kaloi me sukses të tre provat në stilin e shkëputjes, me 103, 105 dhe 107 kg. Në ketë stil, Romela konkurroi fort me dy peshëngritëset kolumbiane, duke u rrëmbyer medaljen e arit, shkruan Top Channel.
Edhe në shtytje Romela bëri një garë të mirë me dy provat e para të realizuara me sukses, me 125 dhe 128 kg. Me provën e tretë Romela Begaj tentoi 131 kg, por nuk mundi të realizojë ngritjen.
Në përfundim në dygarësh Romela Begaj arriti në 235 kg, duke u shpallur nënkampione e botës, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe padyshim rezultat historik për peshëngritjen shqiptare./TopChannel
https://www.youtube.com/watch?v=orzV9QUNRxw
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...