Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Reali, Paz dhe dy super yjet evropian në radarin e Los Blancos

22:33 | 9 Shkurt 2026
D.H

Real Madridin është gati të derdh miliona nga arkat e tij për merkaton verore të këtij vit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Florentino Pérez po planifikon një verë “të nxehtë” për sezonin 2026/2027.

Madrilenët janë shumë afër sigurimit të shërbimeve të Nico Paz.

Futbollisti argjentinas, i cili u transferua te Como në vitin 2024 për mbi 6 milionë euro, duket se ka dhënë “po”, për rikthimin në Santiago Bernabéu.

Real Madrid do ta blejë për rreth 9 milionë euro, duke ruajtur 50% të të drejtave të tij dhe duke pasur një opsion të ardhshëm mbi pjesën tjetër. Paz ka qenë i ndjekur nga Interi, Juventus dhe ishte afër Tottenhamit verën e kaluar, ku londinezët ishin gati të shpenzonin 70 milionë euro.

Por kjo nuk është e gjitha. Romano ka zbuluar gjithashtu situatën e Kees Smit, mesfushorit të AZ Alkmaar, për të cilin Real Madrid dhe disa klube të Premier League janë duke monitoruar.

“Jorge Mendes po menaxhon situatën e tij dhe mund të rrisë ndjeshëm çmimin e transferimit. 40-45 milionë nuk mjafton, synimi është të arrihet marrëveshja për 60 milionë euro”, ka thënë Romano.

Sa i përket Vitinha, interesi i madrilenëve është i madh. Ka pasur kontakte midis palëve, por PSG nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë mesfushorin portugez, pasi është një lojtar kyç për planet e tyre afatgjata.

Në total, sipas Romano, Real Madrid është gati të mbyllë rikthimin e Nico Paz, ndërsa për mesfushën, Smit ka përparësi mbi Vitinha, megjithatë portugezi mbetet synimi kryesor. Klubi gjithashtu po kërkon të forcojë mbrojtjen për shkak të kontratave që skadojnë të Rüdiger dhe Alaba, dëmtimet e Asencio dhe Huijsen, si dhe mungesën e Militao deri në prill.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale