AS Roma është e lumtur të konfirmojë blerjen e mesfushorit fitues të Kupës së Botës, Steven Nzonzi, me një marrëveshje afatgjatë.
Futbollisti i përfaqësueses së Francës, bashkohet me verdhekuqtë pas transferimit nga Sevilla, në një marrëveshje që kushton fillimisht €26.65 milionë. Marrëveshja me klubin spanjoll përfshin gjithashtu edhe një numër bonuesesh që lidhen me performancën e futbollistit, që mund të shkojnë maksimalisht €4 milionë të tjera.
Nzonzi ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin roman, që skadon më 30 qershor 2022. Mesfushori 29-vjeçar do të mbajë veshur fanellën me numrin 42.
“Ndjehem shumë i kënaqur që ndodhem këtu dhe që jam një futbollist i ri i Romës. Dua gjithmonë të përmirësohem, pavarësisht moshës, më e rëndësishmja është të japësh maksimumin dhe të punosh fort. Unë dua të bëj këtë, të bëhem një futbollist më i mirë dhe të ndihmoj skuadrën me lojën dhe eksperiencën time”, ishin fjalët e para të Nzonzi si futbollist i Romës, i zyrtarizuar nga verdhekuqtë në mbrëmjen e të martës, pas vizitave mjekësore.
Projektligji për çmimet tavan, Kurti:Po mbrojmë lirinë e tre...
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...