Roma është duke studiuar gjasat që të zëvendësojnë sulmuesin Edin Dzeko me yllin e PSG-së, Mauro Icardi.
Sipas Il Corriere dello Sport, Dzeko që ka edhe një vit kontratë me pagë 7.5 milionë euro për sezon pritet të largohet nga “Olimpico”, përcjellë lajmi.net.
Boshnjaku ka prishur raportet me trajnerin Paulo Fonseca dhe gjithashtu ka humbur shiritin e kapitenit te Roma.
Dzeko pritej që t’i bashkohej Juventusit verën e kaluar, por marrëveshja nuk u kompletua sepse dështoi transferimi i Arkadiusz Milik nga Napoli te Roma.
Sipas gazetës italiane, Roma është duke studiuar mundësinë që të marrë në skuadër ish yllin e Interit, me PSG-në që ndoshta do ta shesë për arsye financiare.
Huazimi me opsion blerje do ishte zgjidhje, por ‘operacioni’ do jetë i komplikuar shkaku i pagës së lartë të lojtarit dhe Dzeko duhet të largohet kur argjentinasi të arrijë.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...