Skuadra e Romës ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në përballjen kundër Udinese.
Në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 32-të në Serie A, skuadra nga kryeqyteti ka fituar me rezultatin minimal, 1:0.
Në një pjesë të parë ku Roma kishte iniciativën, gola nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e barabartë.
Ishte pjesa e dytë ajo që vendosi takimin, me golin e vetëm të shënuar nga Edin Dzeko, në minutën e 67’ të takimit, shkruan lajmi.net.
Kjo fitore ka rëndësi të madhe për skuadrën e udhëhequr nga Claudio Ranieri, pasi kështu ata mbajnë gjallë shpresën për një vend në top katërshen, që do të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Me këtë fitore, Roma përkohësisht mban vendin e katërt, me 54 pikë, dhe shpreson në dështimin e Milan në ndeshjen kundër Lazio.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...