Drejtori i Romas, Monchi do të kërkojë nga Barcelona nëse Denis Suarez është në dispozicion për transferim në formë huazimi për shkak të kohës së tij të kufizuar në fushë.
Bazuar në ‘Mediaset Premium’, mesfushori kreativ mund të jetë në merkato pa pasur nevojë për të aktivizuar klauzolën e tij të lëshimit prej 50 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Giallorossët” shpresojnë për të nënshkruar me 23-vjeçarin në formë huazimi duke kërkuar të kenë në dispozicion edhe opsionin për blerje në fund të sezonit. Si pjesë e marrëveshjes, Barcelona do të ketë gjithashtu një klauzolë të riblerjes, jo ndryshe nga situata e Gerard Deulofeut në Everton.
Suarez ka shënuar tri gola brenda pesë asistimeve në 36 ndeshje për “Blaugranët” këtë sezon.
Ai ishte te akademia e të rinjve të Celta Vigos, Manchester Cityt dhe Barcelonës./arbresh.info
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...