Roma është duke përgatitur një ofertë mjaftë të mirë për mesfushorin e Milan-it, Giacomo Bonaventura.
Sipas Calciomercato, Bonaventura do largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, pasi nuk iu është dhënë mundësia për të rinovuar kontratën me “Rosonerët”, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Roma është i gatshëm t’i ofrojë italianit kontratë trevjeçare me vlerë 2 milionë euro për sezon.

Bonaventura këtë sezon nuk ka qenë gjithmonë titullar ngase ka bërë vetëm 19 paraqitje duke dërguar topin në rrjetë tri herë.
Pos Romë-s, interesim për 30-vjeçarin ka edhe Atalanta, Fiorentina dhe Torino./arbresh.info.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...