Roma ka bërë të ditur se e ka emëruar Paulo Fonseca në pozitën e trajnerit përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Twitter, pasi Cluadio Ranieri u largua nga kjo pozitë.
46-vjeçari Paulo Fonseca ka pranuar t’i drejtojë verdhekuqët për dy sezonet e ardhshme, ndërsa në kontratën e tij me klubin është edhe një opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2022.
Claudio Ranieri e kreu detyrën e trajnerit të Romës nga 8 marsi i këtij viti deri në fund të sezonit, mirëpo kontrata e tij ishte vetëm për sezonin 2018.19, derisa Roma ta gjente një trajner tjetër afatgjatë.
“Jemi të kënaqur ta ftojmë Paulo Foncesan në klub. Paulo është një trajner i ri dhe ambicioz me përvojë ndërkombëtare, mentalitet fitues dhe reputacion për futbollit të guximshëm e sulmues që do t’i emocionojë tifozët tanë”, ka thënë presidenti i Romës, Jim Pallotta.
Foncesa, me prejardhje nga Portugalia, i bashkohet Romës nga Shakhtar Donetsk, ku ai i kishte fituar titujt e ligës dhe kupës në të tri sezonet me klubin ukrainas. Ai e fitoi edhe Superkupën e Ukrainës në vitin 2017.
“Jam shumë i kënaqur që jam trajneri i ri i Romës. Dëshiroj ta falënderoj stafin menaxherial të klub për mundësinë që ma kanë dhënë. Jam i emocionuar dhe i motivuar nga detyra që e kam para vetes”
It's official – Paulo Fonseca will be the new head coach of #ASRoma!
Welcome Paulo! ?
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 11, 2019
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...