Roma ka arritur të shënoj një fitore shumë të madhe në udhëtim tek Interi në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Romakët triumfuan minimalisht me rezultat 1-0 dhe vazhdojnë fuqishëm garën për top katërshen e madhe, shkruan Arbresh.info.
Golin e vetëm në këtë e sfidë e shënoi Soule në minutën e 22-të.
Interi u mundua që së paku të barazojë deri në fund të takimit por pa ia arritur dot. Kështu me këtë humbje rrezikon seriozisht titullin kampion.
Pas 34 ndeshjeve, Interi ka 71 pikë aq sa ka edhe Napoli i cili luan sonte në shtëpi ndaj Torinos dhe me një fitore mund të shkoj tre pikë para “Nerrazurrëve”.
Kurse Roma tani ka 60 pikë aq sa ka edhe Bologna e katërta por me një ndeshje më shumë të luajtur.
Sfidën e ardhshme Interi e luan ndaj Veronas në shtëpi kurse Roma e pret në Fiorentinën në “Stadio Olimpico”./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë