Roma duhet patjetër ta parkojë autobusin nëse shpreson ta mposhtë Lionel Messin dhe Barcelonën në takimin e saj çerekfinal të mërkurën mbrëma, sipas Alessio Tacchinardit.
Barcelona do të jetë nikoqir i Romës të mërkurën mbrëma në “Camp Nou” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Roma do të kërkojë ta arrijë gjysmëfinalen e parë në garën më prestigjioze evropiane për klube që prej vitit 1984.
Por, Tacchinardi, i cili e ka fituar këtë trofe me Juventusin në sezonin 1995-96, beson se Roma ka pak shpresa për ta arritur gjysmëfinalen kundër një ekipi deri më tani të pamposhtur në Evropë dhe La Liga.
“Roma nuk ka shanse. Barcelona e këtij sezoni është mbase njëra prej më të mirave në 20 vitet e fundit. Madje edhe stoli i tyre është e jashtëzakonshme”, ka thënë Tacchinardi për Omnisport.
“Messi po arrin nivele të jashtëzakonshme përsëri dhe ta ndalesh vetëm atë nuk do të jetë e lehtë. Romës do t’i duhen dy ndeshje të përkryera. Të pëlqeu apo jo, duhet ta parkosh autobusin. Nëse i sulmon dhe iu lejon hapësirë prej 50 metrave, atëherë do të të vrasin”, shtoi ai.
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan
Zhduket një burrë në Fushë Kosovë
Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten ...
Rusia po përdor listat e kërkimit të Interpolit për të godit...
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...