Roger Federer nuk zbret në fushë që prej korrikut të vitit të kaluar, kur u eliminua nga Grand Slami në Uimbëlldon.
Tenisti zvicëran nuk do të rikthehet në fushë para shtatorit, ku deri më tani ka konfirmuar praninë në dy turne: “Laver Cup” dhe atë të Bazelit, në shtëpinë e tij.
Gjithsesi, fitues i 20 Grand Slam rrëfehet se ky nuk do të jetë fundi për të.
Ai shprehet se do ta shohim në fushë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke premtuar se do të luajë sërish.
“Pas turneut të Bazelit sezoni im për këtë vit do të mbyllet, por jo karriera ime.
Objektivi do të jetë të rikthehem në formë.
Është e sigurt se do të rikthehem në fushë vitin e ardhshëm.
Nuk e di se ku dhe kur, por do të rikthehem.
Të paktën kjo është ideja ime, pasi jam kurioz të kuptoj se çfarë do të ndodhë e kam besim.
Kam ende rrugëtim për të bërë.
3-4 muajt që vijnë do të jenë vendimtarë për të ardhmen time”, u shpreh Roxher Federer./alsatm/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...