Robin Haxhi Krasniqi ka vizituar selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku u diskutua kryesisht rreth meçit për mbrojtjen e titullit kampion, të cilin Krasniqi do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” me datën 5 gusht.
Për Krasniqin kjo është një ëndërr e kahmotshme, e cila më në fund po bëhet realitet.
Ai falënderoi presidentin Agim Ademi për mbështetjen e dhënë, duke mundësuar që mbrojtja e titullit kampion të bëhet në një ambient ku i jep mundësi një numri të madh të adhuruesve të jenë prezent.
Nga ana tjetër i pari i FFK-së e falënderoi Krasniqin për vizitën dhe për vendimin që Kosova të jetë vendi ku ai do të zhvillojë një meç boksi me kaq rëndësi, derisa i ofroi përkrahjen e tij.
Presidenti Ademi e nderoi Krasniqin me fanellën e Kosovës si dhe simbolin e Prishtinës “Hyjneshën në Fron”./Arbresh.info/
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...