Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring me 4 maj të këtij viti, ku kundërshtar do të ketë boksierin Jorge Silva.
Krasniqi me anë një videoje të postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.
Siç potencon boksieri nga Juniku, karriera e tij është drejt fundit, dhe për këtë i është falënderues fansave që e kanë përkrahur.
“Përshëndetje shqiptarë të dashur kudo qe jeni. Ju falënderojmë për mbështetjen e juve, unë i kam edhe disa ndeshje që nuk kanë mbetur shumë në karrierën time, shpresoj edhe këto emocione të ndeshjeve të fundit t’i merrni me veti dhe ju jam falënderues për mbështetjen në karrierën time”, ka thënë Krasniqi.
“Më 4 maj ju pres në Augsburg, ju premtoj që ato emocione do të mbeten një kujtim i gjatë”.
“Shpresoj në mbështetjen e juve dhe që atë natë ta shpërblejmë me një fitore për të gjithë”.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...