Barcelona ka mposhtur mbrëmë Interin edhe në mungesën e Leo Messit.
Katalunasit triumfuan me rezultatin 2:0, për tu shkëputur në krye të tabelës, transmeton lajmi.net.
Sergi Roberto, pas ndeshjes ndaj Inter, ka zbuluar një detaj interesant për mungesën e Leo Messit.
Pasi kompletoi 90 minuta, këto ishin fjalët e mbrojtësit të djathtë:
“Ishte shokuese ta shihje Messin të lënduar. Sot e dinim dhe bëmë një hap para. Të gjithë kemi dhënë diçka ekstra nga vetja. Gjithnjë japim më të mirën, por sot kemi bërë më shumë. Ishte ndeshje e vështirë”.
Duket se mungesa e Messit i ka nxitur lojtarët të japin më shumë nga vetja.
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...