Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez po kalon formë të shkëlqyer në krye të stolit portugez.
Gjatë 10 ndeshjeve që ka drejtuar Kombëtaren e Portugalisë, në kualifikimet e “Euro 2024” ka arritur të fitojë të gjitha ndeshjet e luajtura, shkruan Arbresh.info.
Ky sukses e ka futur në histori të Portugalisë, duke u bërë trajneri i parë në histori të këtij shteti që arrin bilanc një qind për qind, në kualifikime për Kampionat Evropian.
Kur jemi tek suksesi Martinez në 37 ndeshjet e fundit në kuadër të kampanjeve të Kampionatit Evropian dhe Botëror, është i pamposhtur.
34 fitore dhe tri barazime, kjo seri hyn edhe sa ka qenë spanjolli trajner i kombëtares belge.
Kujtojmë që Roberto Martinez është emëruar trajner i Portugalisë pas largimit të Fernando Santosit./Arbresh.info/
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...