Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos është i bindur plotësisht me potencialin që posedon Vinicius Junior.
Vinicius ka shfaqur shenja të talentit të tij deri tani këtë sezon dhe tani duket se do t’i ipet më shumë kohë në fushë te skuadra nën udhëheqjen e Santiago Solarit sesa gjatë kohës në detyrë të Julen Lopeteguit, transmeton portali arbresh.info.
“Unë gjithmonë shpresojë që lojtarët brazilian që vijnë në Evropë janë më të mirët”, ka thënë Roberto Carlos, tani si një ambasador i kampionit evropian.
“Vinicius është shumë i ri dhe u largua tashmë nga Flamengo me shumë eksperiencë. Ishte një gjë e mrekullueshme për të që të luaj kundër Plzenit”
“Ai do të shkruajë historinë në Real Madrid dhe në botën e futbollit. Ai është një lojtar modern në gjendje për të dribluar, për të qenë përgjegjës, konsistent dhe i kompletuar”
Real Madridi do të luaj mbrëmjen e nesërme kundër Celta Vigos në udhëtim dhe lojtari i talentuar pritet të jetë pjesë e skuadrës./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari