Nuk ka më asgjë për të fituar, që Bayern Mynih të mos e këtë bërë. E me këtë në Doha, u bënë gjashtë në vetëm një sezon.
Hansi Flick bëhet kështu trajneri më fitues, po të mendosh që nuk pati asnjë sezon të plotë në krye të pankinës bavareze. Bavarezët mposhtën në finale Tigres, për të bërë të tyren finalen e Botërorit të Klubeve, duke barazuar rekordin e Barcelonës.
E vendosi Pavard, një mbrojtës që u gjend në një pozicion jo të zakonshëm në minutën e 60, kur shënoi golin e vlerësuar më pas nga VAR.
E megjithatë, MVP, lojtari më i mirë i turneut, u zgjodh Robert Lewandowski, që fitoi çmimin “Ali Baba” të dorëzuar nga organizatorët. Në fund, trofeu iu dorëzua kapitenit Manuel Neuer, që nisi festën bavareze, për të gjashtën herë në një sezon, pak të thuhet, spektakolar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...