Ish-ylli i Ligës Premier, 43-vjeçari Robbie Keane u detyrua të largohej nga Tel Avivi për shkak të konfliktit aktual të armatosur që po ndodh në Izrael dhe Palestinë.
Sipas mediumit Independent, irlandezi fillimisht u detyrua të kalonte orë të tëra në një bunker për shkak të një sulmi të Hamasit, pastaj u largua.
Trajneri i skuadrës nga liga e parë izraelite Maccabi nga Tel Avivi ka arritur të arratiset në Greqi pas kësaj.
Kujtojmë, rekordmeni i kombëtares irlandeze për numrin e paraqitjeve dhe golave, u bë trajner pas pensionimit dhe fillimisht ishte për një kohë të shkurtër pjesë e stafit të trajnerëve të Sam Allardyce në Leeds United, i cili u rrëzua nga Liga Premier sezonin e kaluar.
Ai nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me Maccabin këtë verë në rolin e tij të parë si trajner i pavarur dhe shpejt vendosi ish-shokun e skuadrës së Irlandës, Rory Delap, si asistent të tij.
Ata patën një fillim të suksesshëm të sezonit pasi e vendosën Maccabi Tel Aviv në vendin e parë në Superligën e Izraelit me katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e para.
Meqë ra fjala, aktualisht, për shkak të konfliktit të armatosur mes izraelitëve dhe palestinezëve, të gjitha ndeshjet në ligën vendase janë shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Keane gjatë karrierës së tij të bujshme në Angli ka luajtur me klube si Coventry City, Wolves, Tottenham Hotspur, Liverpool, West Ham dhe Aston Villa. /Telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A