Ish-klubi i sulmuesit kosovar i kërkon 15 për qind të parave nga shitja eventuale e futbollistit të Fenerbahçes gjatë verës që vjen.
Rizespori po kërkon hise nga shitja eventuale e Vedat Muriqit gjatë verës që vjen, shkruan Gazeta Express.
Sipas mediave turke, ish-klubi i futbollistit kosovar i kërkon hiç më pak se 15 për qind, nëse Fenerbahçe e shet sulmuesin pas përfundimit të këtij sezoni.
Interesimi i klubeve të njohura evropiane për përfaqësuesin kosovar nuk mungon.
Mbi të gjitha, atë e duan Tottenhami në Angli dhe Lazio në Itali.
Në Serie A, 26 vjeçari pëlqehet edhe nga Napoli, derisa në Angli po e vëzhgojnë edhe Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Burnley dhe Brighton.
E përditshmja turke “Aksham” shkruan se vlera e Muriqit ka rënë së fundmi për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Prandaj, Fenerbahçe mund ta shesë prizrenasin për 15 milionë euro.
Muriqi e nisi furishëm këtë sezon me Fenerin, por në ndeshjet e fundit pati rënie të formës dhe i munguan golat.
Sidoqoftë, ai është njëri prej futbollistëve më të kërkuar shqiptarë në tregun evropian.
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...