Raporte të ndryshme janë duke pretenduar se mbrojtësi i krahut të majtë te Lazio, Riza Durmisi do të transferohet te Fenerbahce ndërkohë që Aleksandar Kolarov nuk do të largohet nga Roma.
Klubi turk ka pasur si shënjestër për disa muaj Kolarovin, por pavarësisht thashethemeve nga mediat se lojtari dëshiron t’i bashkohet atyre, raportet në Itali nuk kanë sugjeruar asnjëherë se një marrëveshje mes tyre është afër, transmeton portali arbresh.info.
Tani, gazeta turke Fanatik pretendon se Durmisi ka rënë dakord me kushtet personale me zyrtarët e Fenerbahces dhe Lazio është i hapur për shitjen e tij.
Ai madje mund të huazohet me opsionin për blerje për 4 milionë euro më pas.
Reprezentuesi i Danimarkës me prejardhje shqiptare ishte transferuar në Itali nga Real Betisi verën e kaluar për 7.5 milionë, por kishte ndikim të vogël gjatë 19 ndeshjeve kompetitive./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës