Ish-mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo, është “ndaluar” të përdorë emrin e plotë në fanellën e tij te klubi i ri, për shkak të një kuptimi të fshehur që ka mbiemri i tij në kontekstin e rivalitetit futbollistik.
Tradicionalisht, në fanellat e tij Rojo ka përdorur emrin e plotë “Marcos Rojo”. Por në fanellën e tij të Racing Club, emri shfaqet vetëm si “Marcos R”, ndërsa mbiemri “Rojo” mungon tërësisht.
Arsyeja? Është rivaliteti i ashpër mes Racing Club dhe Independiente, dy klube që ndajnë të njëjtin qytet.
Independiente, kundërshtarët historikë të Racingut, njihen me nofkën “Rojo” (të kuqtë).
Për këtë arsye, klubi nuk ka lejuar që një lojtar i tyre të mbajë këtë fjalë, edhe pse është mbiemri i tij në fanellë.
Pas një aventure disa vjeçare me Boca Juniors, Rojo ka bërë një tjetër hap në karrierë duke firmosur me Racing Club, klub me seli në Avellaneda, me një kontratë njëvjeçare.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër