Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka kërkuar nga klubi i vjetër që të mos konsiderojnë mundësinë e shitjes së mesfushorit Arthur Melo.
Braziliani është i lidhur me kalimin në Seria A te Inter Milan, si pjesë e shkëmbimit me sulmuesin Lautaro Martinez, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Rivaldo ka këshilluar të mos e largojnë Arthur, i cili është pasuesi i Xavi-t.

“Ka raportime për shitje nga Barcelona, përfshihet edhe Arthur. Shpresoj se janë vetëm raportime”.
“Shpresoj që të qëndrojë edhe për shumë vite. Erdhi në klub si pasuesi i Xavi-t dhe nuk shoh ndonjë arsye pse të shitet”, deklaroi ai.
Arthur ka qenë në top formë të Barcelona, por këtë sezon nuk ka pasur fat shkaku i lëndimeve, andaj ka bërë vetëm 12 paraqitje në formacionin e parë./arbresh.info.
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani operohet pas plagëve të rënda ng...
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...
Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer...
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray